Bota

Strasburg, ndërron jetë viktima e pestë e sulmit në tregun e Krishtlindjes

Ndërron jetë viktima e pestë e sulmit në tregun e Krishtlindjes në Strasburg. Ai është identifikuar si Barto Pedro Orent-Niedzielski, me prejardhje nga Polonia. I dyshuari për kryerje të këtij sulmi, Cherif Chekatt, u qëllua për vdekje nga policia franceze. I lindur në Strasburg, ai ka qenë në listën e personave që përbëjnë rrezik potencial për sigurinë kombëtare.