Aktualitet

Studentët në protestë mbarë-kombëtare para Kryeministrië

Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë për të zhvilluar protestën mbarë-kombëtare të paralajmëruar prej ditësh. Studentët u kanë apeluar qytetarëve t’u bashkohen, por kërkojnë që të qëndrojnë larg personat e politizuar.  Ata kanë një listë me 8 pika për të cilat kërkojnë aprovim nga Ministria e Arsimit. Prevalon ulja e tarifave të shkollimit, largimi i pedagogëve të korruptuar, transperencë të shpenzimeve nga Universitetet, etj. Ndërkaq Kryeministri Rama vazhdimisht ka përsëritur thirrjen e tij për të dialog, çka nuk është pranuar nga studentët.