Aktualitet

Studentët nuk ndalen, vazhdojnë protestën në Tiranë

Studentët vazhdojnë prej dy orësh protestën para Kryeministrisë. Ata deklarojnë se nuk dialogojnë asnjë prej 8 pikave të paraqitura që prej ditëve të para të protestës. Thirrjes së studentëve për t’u bashkuar me protestën mbarëkombëtare, i janë përgjigjur edhe qytetarë. Sot është dita e 13 e protestës së studentëve, dhe ata paralajmërojnë përshkallëzim të saj deri në grevë urie, nëse nuk plotësohen 8 kërkesat që ata kanë.