Aktualitet

Studentët vendosin të përshkallëzojnë protestën

Studentët marrin vendim për përshkallëzim të protestës. Një pjesë e tyre po marrshojnë drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi, për të bllokuar rrugët. Studentët kërkojnë me ngulm plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe thonë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në një vendimmarrje në favor. Tubimit të sotëm mbarëkombëtar iu bashkuan studentë nga rrethet dhe qindra qytetarë.