Aktualitet

Studimi, ndryshojnë tendencat e emigrimit të shqiptarëve: 52% mendojnë largimin

“Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë”. Këtë e tregon një studim i udhëhequr nga Profesori Rasëll King i Universitetit të Sasiksit në Angli. Sipas studiuesve, “Emigrimi potencial i vendit u rrit nga 44% në 2007-ën, në 52 në 2018-ën. Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në ‘91-shin, mbi 1.4 milionë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale të vendit, kanë emigruar kryesisht në Italinë e Greqinë fqinje, dhe më pak në Britani, Gjermani e Shtetet e Bashkuara. Shkaku kryesor lidhet me motivet ekonomike.