Lifestyle

Studiuesit puljezë zbulojnë kurën antikancer që shmang kimioterapinë

Studiuesit italianë kanë mundur të zbulojnë një kurë që pritet të shmang trajtimin e kancerit me kimioterapi.

Sipas mediave vendase, zbulimi që mund të revolucionarizojë terapitë onkologjike, do të thotë jo më kimio, por terapi me anë të ilaçeve që neutralizojnë vetëm qelizat kancerogjene.

Studiuesit në institutin kërkimor De Bellis në Castellana Grotte kanë gjetur një mënyrë për të bllokuar një proteinë riparuese të ADN-së në mënyrë që të vrasin qelizat e sëmura. Kërkimi, i udhëhequr nga Profesor Cristiano Simone dhe i mbështetur nga Fondacioni Airc, çoi në zbulimin e rolit të gjenit SMYD3 në neoplazmat.

Sapo të zhvillohen barna frenuese, kimioterapia mund të shmanget në 10-15 përqind të kancerit të gjirit, zorrës së trashë, vezoreve dhe pankreasit.