Aktualitet

Stuhia prek jugun, “përmbytet” Vlora, dëme edhe në Sarandë

Rrebeshet dhe stuhitë e shiut kanë shkaktuar probleme në jug të vendit. Në Vlorë janë përmbytur rrugët kryesore të qytetit. Uji ka vërshuar në zonën e Skelës, në lagjen Pavarësia, në disa blloqe të brendshme banimi si edhe në akset lidhëse të rrugës Transballkanike. Në Sarandë nga erërat e forta janë shkaktuar dëme materiale në disa prej lokaleve të pozicionuara buzë detit.