Bota

Sulm me thikë në Melburn, 1 i vrarë dhe 2 të plagosur

Sulm me thikë në Melburn të Australisë. Një i vrarë dhe dy të plagosur. Sipas BBC-së, agresori, pasi dogji makinën e tij, goditi me thikë 3 vetë, duke vrarë njërin prej tyre. Ai u përpoq të godiste edhe një polic, por u qëllua me armë zjarri, duke u plagosur rëndë. Nga hetimet paraprake nuk rezulton që ngjarja të ketë lidhje me terrorizmin.