Bota

Sulmoi katër kongresmene me ngjyrë, Trump akuzohet për racizëm

Presidenti Amerikan, Donald Trump është akuzuar për racizëm, pas disa postimeve në “Twitter”, ku sulmonte katër kongresmene demokrate, 3 nga të cilat të lindura e rritura në SHBA. Ai pretendoi se ato vinin nga vende, qeveritë e të cilave ishin një katastrofë e plotë dhe u sugjeroi më pas, të ktheheshin atje. Bëhet fjalë për Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley, si edhe Ilhan Omar, që ka ardhur në SHBA si refugjate në moshën 12 vjecare.