Sport

Superkupa e Europës për herë të parë do të arbitrohet nga një grua

Superkupa e Europës për herë të parë do të arbitrohet nga një grua. Finalja mes Liverpool-it dhe Chelsea luhet mbrëmjen e së mërkurës në Stamboll dhe do të arbitrohet nga Stefani Frapart. Francezja që më parë ka shkëlqyer mes meshkujve në gjykimin në futboll, do të provojë të jetë e denjë edhe për finalen e Superkupës. Fituesi në shtëpinë e Beshiktashit do të fitojë 4.5 milionë ndërsa edhe humbësi ka 3.5 milionë Euro të garantuar.