Sport

Superkupa e Italisë Juve-Milan do të luhet më 16 janar

Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, më 16 janar 2019. Në fushë do të zbresin Juventusi dhe Milani, kampioni i Italisë dhe finalisti i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:30 mdërsa është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR). Liga Italiane e Futbollit ka konfirmuar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.