Showbiz

Sylvester Stallone është gati të risjellë “Cobra” si serial televiziv

Aktori i famshëm Sylvester Stallone u shfaq në festivalin e Kanës më 24 maj për premierën e filmit të tij më të ri “Rambo V: Last Blood” ku në një intervistë zbuloi detaje për projektet e ardhshme.

72-vjeçari pranoi se filmi i vitit 1986 “Cobra”, ashtu si Rambo duhet të kishte më shumë se 1 seri. Personazhi kryesor në këtë film që luhej nga aktori kishte një karakter që Stallone e pëlqente shumë dhe se është faji i tij që seri të tjera nuk u realizuan kurrë.

“Gjërat e mija personale ndërhynë në dëshirën për të xhiruar seri të tjera të filmit “Cobra”, ndihem i penduar për këtë gjë por do të përpiqem ta risjell këtë film si serial televiziv” ,-u shpreh Stallone.