Bota

Tajvan, mijëra protestues në kërkim të referendumit për pavarësi nga Kina

Me thirrjet për pavarësi nga Kina, mijëra vetë protestuan në Tajvan për të kërkuar referendum. Organizatorët pretendojnë se pjesëmarrja e kalonte shifrën 80 mijë, ndërsa ende nuk ka një përllogaritje nga forcat e rendit. Manifestimi madhështor u zhvillua në kohën kur Pekini po rrit gjithnjë e më shumë pretendimet ndaj Tajvanit, ndërsa Presidenti Tsai Ing-uen po lufton për të qetësuar Kinën dhe fraksionet që kërkojnë pavarësi.