Aktualitet

Takimi Bushati-Kotzias, pritet me protesta për shqiptarët e vrarë

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile dhe familjari te te riut lezhiane te vrare ne Greqi protestuan në vendin e quajtur Lëndina e Lotëve, pak metra larg hotelit ku vijon dita e dytë e bisedimeve midis ministrit Bushati dhe ministrit grek Kotzias. Protestuesit kërkuan nga ministri Bushati të bënte pjesë të axhendës së bisedimeve me homologun grek edhe çështjen e 100 shqiptarëve të vrarë e të masakruar në burgjet greke, të cilat kanë mbetur ende pa u zbardhur. Aktivistët mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Drejtësi për bijtë e shqiptarëve”,  apo “Greqi dëno vrasësit e Pëllumb Mark Nikollaj!”.