Aktualitet

Taksë kush hyn në kryeqytet, Veliaj: Aeroportin duhet ta marrë Tirana!

Kryetari i bashkisë së Tiranës kërkon ndryshimin e hartës territoriale. Në komisionin parlamentar të ligjeve ai kërkon që të ketë në administrim dhe aeroportin. Pavarësisht kësaj Erion Veliaj ngre duart përballë trafikut në kryeqytet duke argumentuar numrin e lartë të banorëve. Ndërsa paralajmëron vendosjen e tarifave për çdo individ që do të mbërrijë në kryeqytet për të marrë shërbime.