Aktualitet

Taksë private turizmit

Qeveria dha një tjetër kontratë, që ngarkon taksë private mbi turizmin. Kundrejt pagesës simbolike “1 Euro”, menaxhimi i Portit të Jahteve në Sarandë i kaloi për 20 vite, një kompanie private. Shoqëria që e menaxhon “Homeport Albania”, rriti me 6 herë tarifat e ankorimit. Gjithashtu vendosi taksë private mbi naftën, me të cilën furnizohen jahtet e turistëve. Tashmë, kompanitë furnizuese do të paguajnë 0.06 dollarë për çdo litër naftë që shesin ose 85 dollarë për ton. Privati do të vjelë 3.8 milionë dollarë në vit, kur i gjithë investimi 20-vjeçar është pak më shumë se 4 milionë dollarë. Kompanitë e naftës dhe agjencitë turistike thonë se pagesa rrit ndjeshëm kostot, çka dekurajon ardhjen e turistëve. Gjithashtu, ankohen se taksat vendosen me ligj, jo nga subjekte private që menaxhojnë asete publike.