Sport

Talenti kosovar firmos me Bayern Munchen

Bayern Munchen ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin me origjinë shqiptare, Leon Dajaku. 18-vjeçari ka lindur në Stuttgart dhe ka luajtur me skuadrat e moshave, teksa tashmë do të luajë me ekipin e U-19 të bavarezëve deri më 30 qershor 2023, sipas kontratës. Me ekipin e 19-vjeçarëve të Stuttgartit Leon Dajaku shënoi 13 gola në 27 ndeshje.