Bota

Të bllokuar prej 3 ditësh në Kakavijë, dërgohen ujë dhe ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve

Situata e pazakontë në Kakavijë ka vënë në lëvizje emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako janë nisur drejt pikës kufitare të Kakavijës. Po ashtu kanë mbërritur edhe efektivë të Forcave të Armatosura me një automjeti të posaçëm me 10 mijë litra ujë si dhe ekipe mjekësore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.