Showbiz

“Të gjithë do dëshironin një mike si Rozana Radi”

Postimet e Rozana Radit ne rrjetet sociale nuk janë thjesht foto apo lajmërime për projekte të reja muzikore. Aktorja shpesh herë preferon që të ndajë me ndjekësit e saj shqetësimet edhe gëzimet, ku në shumicën e rasteve i përlot ata me dedikimet e postuara.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja, ka bërë një dedikim të bukur për mikeshën e saj, Fiori Dardha, në një ditë të rëndësishme për moderatoren e “Fiks Fare”, ku djali i saj festonte 4-vjetorin e lindjes.
“Jeta jonë ka qënë e vështirë në rrugët që zgjodhëm. Jemi rritur bashkë, e duke u rritur si vajza u rritëm dhe artistikisht. Ne nuk e hodhëm kurrë njëra- tjetrën poshtë.

“Sot dashuria më e madhe e Fiori Dardha bën 4-vjec. Dhe është dashuri për mua se e ke bërë ti Fior. Më dukët si endërr sa shpejt ikin vitet. Ama nëse i shikoni mirë fotot ne mbetemi akoma të vogla. Dhe e di pse mbetemi të vogla? Se jemi të vërteta. Abeli të gëzoftë përherë e t’u bëftë shpatull në jetë”.