Aktualitet

Të lidhur me “Ndraghetan”, goditet banda shqiptare që kryente trafik droge Shqipëri-Itali

Prokuroria Antimafia e Firences ka kryer një tjetër operacion të madh, për të zbatuar urdhërat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7 shqiptarë dhe 2 italianë. Ata dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës dyshohet se kishte shtrirë aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike në provincat e  Firences, Pistoias, Pizës e Vibo Valentias. Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe mbajtje të drogërave të ndryshme.