Rajoni

Të shtëna me armë zjarri në Selanik, një i plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e sotme në qendër të Selanikut. Mediet greke raportojnë se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se ngjarja për të cilën ende nuk ka informacione të sakta, ndodhi në Parkun Kombëtar të Mbrojtjes. Policia vijon hetimet.