Aktualitet

Temperaturat e larta, në rrezik nga zjarret Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra

Në kushtet e motit të nxehtë me temperatura të larta, në zonat të caktuara të vendit ka rrezik për zjarre. Instituti i Gjeoshkencave njofton për qarqet më të rrezikuar nga veriu në jug. Për sot dhe nesër, risku përfshin zonën Jugperëndimore të Shkodrës, atë Perëndimore të Dibrës, si dhe pjesët qendrore të Korçës e të Gjirokastrës. Në qarqet e tjera pritet nivel i moderuar sa i përket rrezikut nga zjarret.