Aktualitet

Tensione tek Drejtoria e Policisë së Tiranës nga banorët e Astirit

Arrestimi i tre banorëve të rrugës “Teodor Keko” nxiti sot një protestë para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Të afërm e banorë të tjerë që kërkuan lirimin e tyre u shtynë forcërish dhe thyen xhamin e derës.  Arrestimet u kryen një ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal. Veprat që iu ngarkohen janë: “Organizimi e pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Me persona të tjerë, pasditen e djeshme u grumbulluan në rrugë duke penguar qarkullimin, çka tani dënohet me burg. Banorët e Unazës së Re protestojnë prej rreth një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës e shembjen e shtëpive të tyre. Edhe sot u mbështetën nga ish-deputetë të PD-së e LSI-së.