Politikë

Tensionet për zgjedhjet, Ministrja e Arsimit shtyn ditën e fundit të shkollës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini vendos shtyrjen e  ditës së fundit të mësimit në disa shkolla që përdoren si KZAZ. Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku shkollës “Shejnza Juka” iu vu flaka me qëllim shkatërrimin e materialeve zgjedhore, Shahini thotë se vendimi për shtyrjen e mësimit u mor edhe për shkak të paralajmërimit se ngjarja mund të përsëritet në shkolla të tjera të vendit. Ministrja akuzon partitë opozitare se dhunojnë gjithçka që u del përpara me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet.