Aktualitet

Terapia me plazmë për pacientët me Covid-19/ Meta: Të kërkohet ndihmë nga Italia!

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me terapinë me plazmë kundër Covid-19. Ai shprehet pro kësaj terapie ndërsa thotë se inkurajon të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. “Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli”- shkruan Presidenti.