Aktualitet

Tërmet me epiqendër në Detin Adriatik, lëkundjet me magnidtudë 3.5

Vazhdojnë dridhjet e tokës në vendin tonë. Rreth 30 minuta më parë, u shënua një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter. Lëkundja me epiqendër në Detin Adriatik, u regjistrua në 30 km thellësi, 10 km në veriperëndim të Durrësit e 36 km nga Tirana. Nuk raportohen dëme.