Politikë

Tërmeti/ Ministri Di Maio në Vorë: Italia ndihmë maksimale për Shqipërinë

Ministri për Punë të Jashtme të Italisë inspektoi disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në Vorë. Luigi Di Maio tha se do të jepet ndihma maksimale për Shqipërinë. Duke folur për integrimin, kryediplomati italian u shpreh se BE në mënyrë të natyrshme duhet të bëjë pjesë të saj vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.