Tërmeti ndan pallatin në dysh, vijojnë lëkundjet, 68 të plagosur

Vijojnë lëkundjet e tokës në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë dje. Sipas të dhënave të para flitet për lëkundje të vogla me magnitudë deri në 3.5 ballë që janë ndjerë gjatë natës dhe në mëngjes. Ndërkaq Kryeministri Rama mblodhi në mesnatë qeverinë për të organizuar masat për në vijim. Dëmet janë të konsiderueshme sidomos në Durrës ku tërmeti me magnitudë 5.8 ballë i shkallës Rihter pati epiqendrën, dhe ku një pallat është ndarë në dysh.