Aktualitet

Tgcom24: Shqipëria, parajsa turistike e paprekur e Mesdheut

Tetë plazhe ideale për ata që duan një përzierje mes diellit dhe kulturës, vetëm dy hapa larg Italisë, shkruan gazeta italiane online Tgcom24, pjesë e grupit mediatik italian Mediaset. Shqipëria përshkruhet si destinacioni në zhvillim i Mesdheut për shkak të bukurisë së detit të saj dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimit. “Një vend që ofron peizazhe me bukuri madhështore dhe shumë mikpritje” shkruan Tgcom24.