Rajoni

Thaçi i quan të padrejta intervistimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi thotë se “është padrejtësi” marrja në pyetje e ish-pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Prokuroria Speciale në Hagë. Referuar thirrjes së ish-komandantit Sami Lushtaku, Thaçi shkruan në “FB” se “Padrejtësisht intervistohet një çlirimtar në Hagë, ndërsa kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë”.