Rajoni

Thaçi në Reçak: E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krime!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe në Reçak, ku tha se masakra në këtë fshat më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të Serbisë kundër popullatës civile”.“Serbia ka vrarë rreth 1300 fëmijë, e kanë dhunuar rreth 20 mijë gra. Në të njëjtën kohë kemi rreth 13 mijë shqiptarë civilë të vrarë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për fat të keq ende ata të cilët kanë kryer këtë krim kundër njerëzimit dhe gjenocidin nuk janë hetuar dhe nuk kanë dalë para drejtësisë. E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë. E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë, e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës”, tha Thaçi. Komentet pasojnë një deklaratë të presidentit Vuçiç i cili më herët tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”.