Rajoni

Thaçi thërret mbledhjen e parë të Kuvendit të ri më 24 dhjetor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00. Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.