Sport

“The Sun” çon Hysajn te Chelsea: Transferimi kryhet në janar

E përditshmja britanike “The Sun” raportoi sot se Chelsea po punon për të marrë në Londër mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn. Shkodrani 24-vjeçar, i cili iu bashkua ekipit italin 3 sezone më parë, është gati të ndërrojë sërish ambient. Kontrata e Hysajt me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021, ndërsa klauzola për prishjen e saj është përcaktuar 50 milionë euro.