Showbiz

“The Sun” shkruan për babain tërheqës të Dua Lipas: “Ai është më i nxehtë se ferri”

Dukagjin Lipa është zyrtarisht në listën e baballarëve më seksi në britani.

Revista prestigjose e ka futur atë në listën ku ndodhet edhe babai i këngëtares Perrie Edwards, i Holly Willoughby, modeles Molly-Mae Hague dhe ai i Hedi Klum.

Babai i Dua Lipës është cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse. Kjo nuk është hera e parë që Dukagjini ka tërhequr vëmendjen e medias.

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruajnë ata duke iu referuar referuar këngës hit të Dua Lipës me titull “Hotter than hell”.

Krahas kësaj ai është vlerësuar edhe për mënyrë ideale të të menaxhuarit të karrierës së vajzës së tij Dua.