Showbiz

Thellohet bilanci në SHBA, mbi 2000 viktima në 24 orë

Një lajm i mirë vjen në një situatë të tillë, tragjike glogale. Rihanna së bashku me Drejtuesin e Twitter, Jack Dorsey do të dhurojnë 4,2 milionë dollarë në ndihmë të viktimave të dhunës në familje në LA, pas izolimit nga koronavirusi.

Dhurimi vjen pas raporteve: se më shumë se 90 njerëz janë duke u refuzuar nga streha e viktimave të dhunës në familje në LA çdo javë.

Masat e izolimit të koronavirusit tashmë kanë sjellë një rritje të sulmeve dhe dhunës në familje në të gjithë botën.

Raportohet se paratë do të jenë në gjendje të mbulojnë strehimin, ushqimin dhe këshillimin për 90 viktima në javë për 10 javët në vazhdim. Më pas paratë do të jepen për 90 viktima të tjera, 10 javë pas kësaj.

Deri më tani, vendet përfshirë Zelanda e Re, Franca, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë parë gjithashtu një rritje të numrit të rasteve të raportuara në polici pas masave të marra për izolim të qytetarëve.