Thuaje Me Pepsi

Orari: E hënë / E Martë/ E Enjte – 19.00-20.00

Një program ku të gjithë flasin jetën e tyre pa komplekse. Me të ftuar personazhet më të njohur, që bashkëprezantojnë programin dhe flasin për jetën e tyre personale dhe profesionale. Me forume nga të rinjtë e kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë përmes mikrofonit të TAR, rrjeteve sociale dhe telefonatave “live” në studio. Diskutime për trendet e reja në modë, muzikë, lifestyle. Biseda sociale me të rinjtë. Ngjarjet më të rendësishme artistike ku ata mblidhen. Këshilla, takime me idhujt e të rinjve të sotem.Quizz-e ku mund të fitohen dhurata fantastike dhe shumë më tepër. Një program që sjell radion në formën e saj më të mirë!

Më shumë...
Rubrikat

1. Rewind

Diskutime mbi trendet e reja në muzikë, mode, kinematografi. Çdo episod do të kujdesemi të propozojmë artistë të rinj që janë pak të njohur, por janë duke ndërruar mënyrën e të bërit muzikë , pra shumë “in”. Propozimet mbi muzikën "underground" do të jenë pjesë përbërëse dhe do të shoqërohen gjithmonë me një informacion të shkurtër që familjarizon të rinjtë me kulturat emergjente underground. Si lindi? Ça qëllimi ka? Një rubrikë që i përgjigjet kërkesave të të rinjve “cool” që gjithmonë ankohen nga zhurma që dëgjojnë rëndom. E njëjta gjë vlen për modën, kinematografinë dhe trende të reja në tërësi.

2. How to...

Kjo rubrikë do të bazohet mbi studime , artikuj në revistat cool “Teen Ink” “Seventeen” komunikim direkt me publikun te cilet ndërfuten vetë në emision nëse kanë diçka për të shtuar përmes telefonatave.

3. #thuajememua - Te ftuar ne studio

Personazhe interesante por të rinj në moshë. Jo detyrimisht shumë të famshëm mjaft të kenë bërë diçka interesante dhe impresionuese në qytetin ku jetojnë, brenda apo jashtë Shqipërisë. Me personazhin që nuk i perket në moshë target grupit të programit ,flitet në retrospective për ndryshimet e brezave në krahasim me tani.

4. Confessions:

Rrefimet nga miq të programit për aspekte të ndryshme të jetës së tyre nisur nga tema e programit!

5. Ten Things

Në këtë rubrikë të rinjtë shprehen për gjërat që nuk pëlqejnë në raport me prindërit, moshatarët, jetën që bëjnë e të tjerë. Frymëzuar nga filmi kult i adoleshenteve ‘Ten Things I hate About You’

6. Quizze për të fituar Dhurata ose shërbime.

Disa nga Lojerat: - Pyetje flash (10 pyetje të shpejta që i bëhen një telefonuesi). - Karaoke live. - Gjej zhurmën. - Gjeni hit-in e recituar. - Shume te tjera…