#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: A do të ketë dasmë mes Marsela Çibukaj dhe Vitmar Bashës?!

Këngëtarja shumë e dashur e publikut, Marsela Çibukaj u rikthye në #thuajemepepsi me më shumë energji se kurrë.

Ajo na zbuloi shumë detaje rreth angazhimeve të saj verore si edhe për faktin që momentalisht nuk ndihet aq e frymëzuar për të krijuar projekte të reja muzikore.

Sa i përket lidhjes së saj me Vitmarin, së fundmi kanë qarkulluar pa fund lajme për një martesë të mundshme mes tyre por ama a do të ketë një dasmë?!

Marsela u shpreh me shumë humor duke thënë se më mirë sesa një dasmë do të ishte që dyshja të lançonin disa albume muzikore dhe t’i kursejnë shpenzimet.

Mesa duket mes tyre nuk do të ketë dasmë, të paktën jo këto kohë.