#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Abel Dj zbulon eksperiencën e tij si baba

Për herë të parë në #thuajemepepsi erdhi plot energji pozitive dhe humor, dj i njohur Abel i cili u shpreh se kjo verë do të jetë mjaft e ngarkuar me punë për të.

Ai gjithashtu zbuloi detaje rreth rolit të tij si baba dhe sesi jeta i ka ndryshuar që në momentin që i biri erdhi në jetë, 14 muaj më parë.

Abel rrëfeu se përditshmëria dhe rutina e tij, po ashtu edhe ajo e partneres, ka ndryshuar rrënjësisht duke theksuar se të bëhesh prind për herë të parë nuk është edhe aq e lehtë.

Oraret e gjumit kanë ndryshuar, ‘lifestyle’ i tij po ashtu megjithëse këto gjëra nuk krahasohen me dashurinë që i biri i fal.