#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Alisa Muço ju tregon si të dukeni perfekte në mbrëmjen e maturës e jo vetëm…

E ftuar në episodin e tretë të #thuajemepepsi ishte Alisa Muço, stilistja e talentuar e cila ka veshur shumë personazhe të famshëm, veshjet e të cilës janë shfaqur edhe në kopertinën e “Harpers Bazaar”.

Ajo na zbuloi disa nga trendet e fundit të veshjeve dhe ngjyrave jo vetëm sa i përket mbrëmjes së shumëpritur të maturës por edhe ato më të preferuarat nga vip-at.

Alisa rrëfeu detaje shumë interesante nga mbrëmja e saj e maturës ku u shfaq e veshur së bashku me shoqen e ngushtë me një stilim origjinal në të cilën ishte printuar fytyra e secilës prej tyre.

Stilistja shtoi se është e rëndësishme që vajzat të duken sa më natyrale në mbrëmjen e maturës. Ato duhen të kenë një grim që nxjerr në pah tiparet e tyre më të theksuara si dhe të qëndrojnë larg ngjyrës së zezë kur vjen puna për zgjedhjen e fustanit.

Ngjyrat e çelura sipas saj nxjerrin në dritë bukurinë natyrale të tyre në mbrëmjen e maturës. Një zgjedhje ideale e copës së funstanit është dhe tyli që përshtatet më së miri me format trupore.

Kjo zgjedhje do të shfaqte feminilitetin dhe brishtësinë e vajzave të reja.