#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Ardit Çuni zbulon përse ka muaj pa dhënë intervista

Këngëtari shumë i dashur i publikut Ardit Çuni u rikthye në #thuajemepepsi me më energji se kurrë.

Artisti shpjegoi se kjo është intervista e tij e parë pas gati 8 muajsh që nuk është shfaqur në media.

Ai tha se është duke u kujdesur për imazhin e tij më shumë se kurrë dhe të mos jetë shumë e prekshëm për publikun pasi një pauzë është gjithmonë e nevojshme dhe e rëndësishme. Megjithatë, Arditi ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale të cilat i konsideron jetike për imazhin e tij si artist.

Këngëtari ka qenë i pranishëm duke zbuluar disa bashkëpunime me marka të huaja të veshjeve por duke i lënë fansat e tij në kureshtje sa i përket daljeve në ekran me projekte të reja muzikore dhe intervistave.