#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Arjola Shehu: “Më mungon radio”

Moderatorja simpatike Arjola Shehu ishte e ftuara e radhës në #thuajemepepsi.

Ajo zbuloi pak detaje nga programi i saj më i ri në televizion në bashkëpunim me Kelvi Kadillin me të cilin gjithashtu janë edhe bashkëautorë.

Programi i tyre i mëngjesit, që për Arjolën është krejtësisht një eksperiencë e re, do të ketë si regjisor këngëtarin e talentuar Bojken Lako të cilin e kemi të gjithë shumë përzemër. Emisioni do të ketë shumë risi të cilat ajo do t’i mbajë surprizë edhe për pak kohë.

Sa i përket Arjolës u shpreh se të qenurit e ftuar në radio është një emocion i veçantë për të pasi ajo është shkëputur nga profesioni i folëses për tu shfaqur në ekran.

Mëngjeset në radio i mungojnë shumë teksa ka theksuar se i është larguar atyre prej 1 viti e gjysmë.