#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Artemis Zoga zbulon detaje nga eventi më i madh veror në Kryeqytet

Organizuesi i eventeve më të veçanta në Tiranë, Artemis Zoga ishte mbrëmjen e kaluar i ftuar në puntatën e 10-të të #thuajemepepsi.

Nëse ende nuk jeni në dijeni për eventin më të fundit të “Ministry of Events”, atëherë Artemisi ishte këtu për të zbuluar gjithçka.

Më datë 12 Korrik zhvillohet “Urbana” një festë e çmendur vetëm me muzikë elektronike që do t’ju shoqërojë për orë të tëra. Koncepti i këtij eventi është huazuar nga Amerika, ku një autobuz me 3 vagona do të shndërrohet në një ambjet feste.

Kapaciteti i tij do të jetë për 300 persona të cilët do të bëhen pjesë e një eksperience të paharrueshme. Artemisi tregoi se të pranishmit nuk do të humbasin njohjet e reja dhe për ata te cilët nuk mund të bëhen pjesë e kësaj date, nuk duhet të shqetësohen aspak.

“Urbana” do të rikthehet sërish, të paktën 2 herë në vit. Këtë herë destinacioni do të jetë Tiranë-Durrës.