#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Beatrix: “Shqiptarët janë mbrapa! Videoja ime është art”

E ftuar në #thuajemepepsi puntatën e sotme ishte Beatrix Ramosaj kënga “Pa Ndjenjë” e së cilës momentalisht zë vendin e parë në “The Top List”.

Këngëtarja bukuroshe ka bashkëprezatuar përreth një ore krah Dojna Memës ku ndër të tjera ka folur edhe për videoklipin e projektit të saj i cili është komentuar shumë në media dhe portalet online. Publiku i gjerë dhe fansat e saj janë shprehur nëpërmjet komenteve se në klipin e “Pa Ndjenjë”, Beatrix shfaq 98% porno dhe vetëm 2% talent në muzikë.

Për të gjithë skeptikët që e kanë keqinterpretuar, Trixa ka një kundërpërgjigje. Ajo është shprehur se në këtë prurje është shfaqur qëllmisht ndryshe jo për të porvokuar por për të sjellë një stil të ri.

“Më vjen keq që ne në Shqipëri kemi një mentalitet shumë të prapambetur. Kam theksuar edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram se klipe të tilla janë mëse normale në botë, ndërsa kur i realizon një shqiptar, paragjykohet. Unë jam shfaqur ndryshe qëllimisht por në klip nuk ka zhveshje të ekzagjeruara, drastike apo të shëmtuara siç thuhet nëpër komente.”