#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE: “Ja ku do t’i shihni fituesit e Top Talent”

6 nga 8 fituesit e programit më të ri në Top Channel, “Top Talent” ishin sot të ftuar në #thuajemepepsi.

Secili prej tyre ka rrëfyer eksperiencën e tij/saj në këtë spektal që përzgjedh talente, të cilët shumë shpejt do të nisin rrugëtimin e tyre si pjesë e Top Media-s.

Të gjithë një zëri kanë rënë dakort se pjesëmarrja në “Top Talent” ishte vendimi më i mirë për të nisur hapat drejt një karriere të denjë profesionale.

Ditën e mërkurë juria e përbërë nga Marin Mema, Bieta Sulo, Beti Njuma, Edi Manushi dhe Kelvi Kadilli kanë përzgjedhur më të mirët mes qindra konkurrentëve dhe tashmë publiku është kurioz të dijë se në cilin program do të profilizohen ata.

Për herë të parë në #thuajemepepsi secili prej tyre ka zbuluar se ku do të angazhohen në Top Channel. Armendi është gazetari më i ri në redaksinë e lajmeve, Adela e cila ka marrë një ftesë të veçantë nga produksioni do të jetë pjesë e emisionit më ri “Ftesë për Pesë” me Bieta Sulo-n.

Gjthashtu edhe bjondja simpatike Ermiola e cila ka pasion financën krahas gazetarisë. Pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare” si gazetar terrenti do të jetë energjiku Andi ndërsa Egnis do të vazhdojë të jetë surprizë edhe për pak kohë.

Ajo e cila është edhe më lozonjarja, Xhesika do të jetë një nga gazetaret më të reja të “Pop Culture” që këtë sezon do të ketë shumë risi në formatin e tij.

Se çfarë do të bëjnë ata konkretisht kjo do të zbulohet shumë shpejt në fillimin e sezonit të ri të programacionit në Top Channel.