#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Elona Duro zbulon detajet e festës madhështore në kuadër të 15 vjetorit të Digitalb

Moderatorja e Digitalb dhe folësja shumë e dashur e Top Albania Radios Elona Duro, ishte mbrëmjen e kaluar e ftuar në #thuajemepepsi. Me anë të një lidhjeje live telefonike ajo ka zbuluar të gjitha detajet e festimeve madhështore në kuadër të 15 vjetorit të Digitalb.

Ashtu siç i ka hije platformës më të madhe në Shqipëri edhe festimet do të jenë të tilla, madje ato kanë nisur prej disa javësh por që do të finalizohen me evente mëse argëtuese në datat 13, 14 dhe 15 Korrik, që shënon dhe ditëlindjen e Digitalb.

Sheshi Skënderbej do të shndërrohet në një ishull të vërtetë argëtimi ku nuk do të mungojnë këndet e lojrave, spektaklet e “Illusionarium” me magjistarë dhe iluzionistë të talentuar, dokumentarë të veçantë për më të rriturit, lojra, konkurse dhe mbi të gjitha një festival që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.

Elona ka kujtuar edhe një herë të ftuarit specialë të festivalit më të madh të vitit, ku live do të performojnë artistë si; Ledri Vula, Elvana Gjata, Yll Limani, Tayna, Young Zerka, Jericho, Ronela Hajati, Alban Skënderaj, Vedat Ademi, Aurela Gaçe, Mc Kresha, Lyrical Son, Kida e të tjerë.

Hyrja është e lirë në orën 18:00 në Sheshin Skendërbej ndërkohë që kjo eksperiencë e veçantë do të jetë live edhe në Top Albania Radio, Digitalb dhe Top Channel në mënyrë që askush të mos humbasi festimet dhe momentet argëtuese që vetëm Digitalb mund t’i ofrojë.