#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Gent Fatali zbulon detaje nga projektet e tij të reja muzikore

Projekti më i fundit muzikor i tij “Pak ma afër” po vazhdon të pëlqehet nga publiku që e ka votuar të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Bëhet fjalë për Gent Fatalin i cili erdhi për herë të parë në studion e #thuajemepepsi. Këngëtari zbuloi se deri në muajin dhjetor do të ketë lançuar 3 apo 4 prurje të reja në të cilat ai është rikthyer në origjinë.

Të gjithë i mbajnë mend fillimet e karrierës së tij si reper dhe pikërisht kështu do të vijë edhe në këngët e tij të reja të cilat janë hip-hop.