#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Gent Hazizi: “Kunata ime, Anbeta Toromani nuk më ka folur 4 muaj”

Episodi i sotëm ai i 27-i është i parafundit për sezonin e dytë të #thuajemepepsi dhe duke qenë se po i afrohemi fundit nuk mund t’i mungonte këtij programi një personazh si Gent Hazizi.

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar shfaqet çdo të shtunë në Top Channel tek “Shiko Kush Luan” po krahas këtij programi argëtues, ai është i angazhuar edhe me projekte të tjera.

Teatri është një dashuri dhe pasuri shumë e vyer për Gentin, të paktën këtë kuptuam teksa ai fliste për shfaqjen më të fundit të quajtur “Frankenstein”. Në këtë shfaqje teatrale ai do të luajë rolin e një polici dhe na fton të gjithëve të bëhemi pjesë e tij por edhe të nismës ‘Eja në Teatër’.

Ai gjithashtu ka folur për fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Për herë të parë aktori ka treguar se është njohur me gruan e tij nëpërmjet balerinës së famshme Anbeta Toromani.

Me humorin që e karakterizon Gent Hazizi është shprehur se në fillimet e lidhjes së tij me bashkëshorten, Anbeta Toromani, që tani është kunata e tij, nuk i ka folur 4 muaj. Mesa duket Anbeta është ndjerë sikur shoku i saj i ngushtë i rrëmbeu motrën kështu që zgjodhi t’i mbante mëri aktorit për një kohë kaq të gjatë.