#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Ledion Liço heq dorë një herë e mirë nga rrjetet sociale

Pas thuajse dy muajsh pa asnjë kontakt me rrjetet sociale, Ledion Liço rikthehet për të fundit herë për të përshëndetur të gjithë ata që kanë mbështetur #thuajemepepsi gjatë gjithë sezonit, ata që na kanë komentuar dhe ata të cilët janë jashtë trevave shqiptare por që nuk kanë humbur asnjë episod të tij.

Teksa ishte live në Instagram-in e Top Albania Radios, Ledioni rrëfeu se ka hequr dorë nga rrjetet sociale dhe nuk ka ndërmend t’i aktivizojë llogaritë e tij, të paktën për një kohë shumë të gjatë.

“Nuk më mungon asnjë nga rrjetet sociale, kam kaluar periudhën më të qetë të jetës sime që nga koha kur Instagram-i dhe Facebook-u nuk ekzistonin si koncept edhe pse më së shumti unë i përdorja për punë” ,-tha ai gjatë emisionit.