#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Ledion Liço: “Nuk do të prezantoj Big Brother VIP”

Prej muajsh përflitet në media dhe portalet online se cili nga prezantuesit e Top Channel do të drejtojë edicionin e ri të “Big Brother” ku brenda shtëpisë së famshme do të hyjnë disa nga vip-at shqiptarë.

Duket se puna për të realizuar këtë format ka nisur por pyetja se kush do të jetë prezantuesi i tij mbetet ende një mister. Për herë të parë në #thuajemepepsi Ledion Liço zbuloi se nuk do të prezantojë “Big Brother VIP”.

Në planet e tij të moderimit është “The Voice Kids” programi që zbulon talentet e vegjël por me zëra të mëdhenj që shumë shpejt do të nisë rrugëtimin e tij në ekranin e Top Channel.