#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Nevina Shtylla ka një këshillë për të gjithë djemtë

E nisëm me këmbën e mbarë #thuajemepepsi këtë të hënë pasi e ftuar ishte moderatoja bukuroshe, Nevina Shtylla.

Ajo na zbuloi se menjëherë pas pushimeve do të jetë në ekran për nisjen se sezonit të ri televiziv dhe premton se do të ketë shumë surpriza.

Ky i sotmi ishte një emision kushtuar vajzave pasi folëm për bukurinë, miss-et shqiptare dhe sigurisht edhe për lidhjet romantike të dashurisë.

Nevina e cila është në një lidhje dhe e lumtur është ndalur për t’u dhënë disa këshilla djemve se si duhet të bëjnë për vete vajzën të cilën e pëlqejnë.

Sipas saj, djemtë duhet të jenë më të afrueshëm, më spontanë, më të çiltër. “Shpeshherë djemtë në Shqipëri janë të kompleksuar” ,-tha ajo duke shtuar se me vajzat ata mund të ndajnë edhe momentet e tyre të vështira e jo t’i shohin vetëm si objekte për t’i ngacmuar.